Paul McCartney mahniti fansat argjentinas me një performancë në stadiumin Mario Alberto Kempes në Kordoba.
Ikona legjendare e Beatles e hapi shfaqjen me hitin klasik “Can’t Buy Me Love”, duke dhuruar emocione mes turmës së atyre që e duan. Duke folur në spanjisht, McCartney u prit ngrohtësisht nga artdashësit argjentinas të Beatles, të cilët brohoritën ndërsa ai i përshëndeti.
Ky koncert shënoi të dytin nga dy shfaqjet e planifikuara në Argjentinë si pjesë e turneut të tij Got Back. McCartney do të vazhdojë turneun në të gjithë Amerikën Latine, me ndalesat e ardhshme në Kili, Brazil, Kosta Rika dhe Meksikë, përpara se të niset për në Europë në muajin dhjetor.
Klan News