Paul McCartney është bërë muzikanti i parë miliarder në Mbretërinë e Bashkuar. Pasuria e tij arriti në vlerë 1 miliardë paund.

Lista vjetore e të pasurve të Sunday Times tregon se pasuria e muzikantit 81-vjeçar dhe gruas së tij, Nancy Shevell, ishte rritur me 50 milionë paund që nga viti i kaluar falë turneut të McCartney 2023 Got Back, si dhe albumeve të tij.

81-vjeçari tanimë ngjitet në vendin e 165-të duke shijuar frytet e koncerteve të tij të shumta dhe të drejtave të autorit. Në përgjithësi, sipas “Sunday Times” ‘Rich List’, Britania e Madhe ka 165 miliarderë, gjashtë më pak se vitin e kaluar dhe 12 më pak se rekordi i vitit 2022 prej 177 miliarderësh.

Elton John, Lord Lloyd-Webber dhe David dhe Victoria Beckham ishin ndër disa prej emrave të njohur në listë, të cilët kanë një pasuri së bashku prej 350 milionë paundësh.

Por Robert Watts, përpiluesi i Listës së Pasurëve të “Sunday Times”, shprehet se lista e këtij viti tregon se “bumi i miliarderëve në Britani ka marrë fund”.

“Shumë nga sipërmarrësit tanë kanë parë se pasuritë e tyre bien. Ne tani do të duhet të presim dhe të shohim nëse tani kemi arritur kulmin e miliarderit dhe çfarë do të thotë kjo për ekonominë tone”,  shprehet Watts.

Klan News