Prej 9 muajsh, stilistja Katerina Zoto mban në krahë Leorën dhe ka nisur një rrugëtim të bukur mëmësie. Ndërsa ndan këtë eksperiencë në programin “Rudina” në Tv Klan, ajo nuk harron të përmendë as ndihmën e bashkëshortit, Leonsit që i është gjendur shumë pranë duke e bërë gjithçka më të lehtë.
Por babi Leonsi nuk mungon as sot. Ai ka dërguar një videomesazh shumë të ëmbël për “dashuritë e tij”.
Leons: Përshëndetje dashuritë e mia! Para pak çastesh, kur po mendoja që të regjistroja këtë videomesazh, më erdhi në mendje ajo ditë tetori, diku para 15 vitesh kur para meje është shfaqur një vajzë plot elegancë me një hijeshi krejt unike, me një stil unik sikur të kishte zbritur nga bota e librave ‘fashion’. Për gati 15 vite të kaluara së bashku, jam shumë krenar që të dy bashkë kemi kaluar çdo sfidë. Je bekim për ne, për familjen, për cdo njeri që të ka afër. Viti që kaloi ka qenë një ndër vitet më të bukura të jetës sime duke u plotësuar pazëlli i dashurisë sonë me një engjëll që e kemi mes nesh. Unë mezi pres të mbaroj punën, të vij në shtëpi e të rri me ju dashuritë e mia. Ju dua shumë!
Në studio, ai është kujdesur që të mbërrijë edhe një surprizë: një buqetë lulesh për Katerinën dhe një lepurush i bardhë për Leorën e vogël./tvklan.al