“31 pyetje” është një nga rubrikat më të njohura të programit “Rudina” në Tv Klan për të mësuar më shumë detaje interesante rreth të ftuarit. Këtë herë, në qendër të saj ishte Eranda Libohova. Pyetja e fundit e rubrikës pati nota më personale duke i kërkuar këngëtares që të ndante kujtimin e parë më të bukur me nënën e ndjerë.
“Kam shumë momente, por një ndër ato që ka mbetur dhe që është edhe në internet është një këngë që unë kam kënduar me të dhe u bë shumë virale, e shpërndanë shumë faqe të tjera. Kam kënduar me mamin, e pata përqafuar dhe kënduam një këngë të dyja. Ajo ka mbetur dhe herë pas here më del në Instagram. Është një kujtim shumë i bukur. Kujtime me prindin kemi plot por janë disa gjëra që janë rrinë gjithmonë aty dhe të dalin”, tha Eranda./tvklan.al