#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
“Ora e dashnisë”/ Rrëfehet Eranda Libohova, kënga e re dhe shumë surpriza
Në pjesën e parë të programit për ditën e sotme do të kemi të ftuar një këngëtare shumë të dashur, këngës e së cilës kthehen gjithnjë në hite. Vetëm disa ditë më parë (25 Janar 2025) ka publikuar këngën e saj më të re, të cilën e ka shoqëruar edhe me klip. “Ora e Dashnisë” titullohet kënga, e duket se i përshtatet më së miri edhe muajit të dashurisë në të cilin jemi. Por për të mësuar më shumë rreth kësaj kënge, por edhe për të rejat më të fundit të saj, presim në studio këngëtaren Eranda Libohova…
31 pyetje për Eranda Libohoven/ Këngetarja zbulon më shumë nga jeta personale
“Gjurmët e padukshme të frikës”, Fleura Shkembi: Rruga për të fituar mbi ankthin
Në këtë pjesë të tretë, do të flasim për librin e ri të autores dhe psikologes së njohur, Fleura Shkëmbi, “Gjurmët e Padukshme të Frikës”. Ky libër sjell një qasje të veçantë mbi ankthin dhe frikën, duke kombinuar njohuritë e saj mbi psikologjinë dhe hipnoterapinë me strategji praktike për menaxhimin e stresit. Për herë të parë në shqip, ai përfshin skripte hipnoze dhe audio të guiduara, duke e bërë këtë një udhërrëfyes unik për ata që kërkojnë të kuptojnë dhe të kapërcejnë emocionet sfiduese.