Partia Demokratike akuzoi Ministrinë e Arsimit se me urdhër të kryeministrit ka nisur një fushatë antiligjore duke u marrë prindërve të nxënësve në shkolla të dhëna personale.

Sipas selisë qëllimi i marrjes së këtyre të dhënave personale është për t’i përdorur ato për të manipuluar zgjedhjet.

Ky urdhër për opozitën është në shkelje të kushtetutës e ligjeve ndaj ata i kërkojnë Ministres së Arsimit të japë në mënyrë urgjente sqarime pse ka kërkuar të dhëna që konsiderohen private.

Demokratët i kërkojnë gjithashtu prokurorisë dhe Komisionerit për të dhënat personale të hetojnë e të vënë para drejtësisë shkelësit e ligjit.

Tv Klan