Këlliçi: Rama ka përballë opozitën e vërtetë, dita e skadencës së tij po afron
Në një deklaratë për mediat nga Selia Blu deputeti Belind Këlliçi tha se mega-afera e inceneratorëve ka qenë për muaj me radhë, kryefjala e aksionit të Partisë Demokratike dhe do të vazhdojë të jetë.
“Inceneratorët e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës nuk djegin asgjë veç 430 milion eurove të parave publike dhe tokën nën këmbët e Edi Ramës”, u shpreh Kelliçi. Ky i fundit paralajmëroi se Edi Rama ka përballë opozitën e vërtetë dhe dita e skadencës së tij po afron.
Klan News