Partia Demokratike ka bërë publike listën e policëve në poste kyçe sot, por që kanë qenë pjesë të Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit. Në një deklaratë për mediat, ish-deputeti, Klevis Ballliu tha se Policia e Shtetit drejtohet nga Sigurimi i Shtetit. Përfshirja e tyre është e jashtëligjshme dhe antikushtetuese sipas PD-së.
“Në asnjë Polici të vendeve të ish lindjes komuniste nuk ka ndodhur ky fenomen. Edhe në Shqipëri ndalohet me ligj që uniformën e policit ta veshë një person që i ka shërbyer Sigurimit të Shtetit. Por ndryshe, nga vendet e tjera europiane, në Shqipëri ligjin e bën Maliqi”, tha Balliu, i cili shtoi se ligji i Vettingut të policëve shkelet për të mbrojtur pikërisht këta persona.
Balliu tha se nëse në krye të qeverisë vendoset PD-ja, ligji do të zbatohet dhe sigurimsat e diktaturës nuk do të ketë vend në policinë e shtetit.
Lista e publikuar nga Balliu:
• Xhavit Shala
• Gani Zeneli
• Besnik Shehaj
• Artan Shkembi
• Xhevahir Karaj
• Nikoll Rica
• Ilirjan Mandro
• Ylli Vasili
• Mehdi Çanga
• Kastriot Skenderaj
• Krenar Muço
• Arjan Feri
• Andon Marko
• Sadri Ramçaj
• Agim Hoxha
• Bedri Hasanaj
• Bilal Semanaj
• Myseret Hasanbelli
• Zija Sulaj
/tvklan.al