Të dhënat e publikuara në Raportin e Drejtorisë së Antidrogës Italiane për 2017-ën, sipas Partisë Demokratike janë provë e mashtrimit të kryeministrit kur shpalli vitin e kaluar se qeveria e ka hequr Shqipërinë nga harta e kultivimit të kanabisit.
Sipas demokratëve konkluzioni i antidrogës italiane provon që vendi i origjinës së shumicës së sasive të marijuanës me destinacion tregjet italiane dhe evropiane dhe se trendi i dyfishimit të konfiskimeve vjen nga droga e kutivuar në Shqipëri.
Për opozitën këto përfundime të antidrogës italiane janë dëshmi e mbështetjes politike për organizatat kriminale të kultivimit dhe trafikimit të drogës në Shqipëri pas zgjedhjeve të qershorit të kaluar.
Demokratët thonë se kultivimi dhe trafikimi i drogës, si dhe pastrimi i parave të pista nga organizatat kriminale me mbështetje qeveritare janë dy nga arsyet kryesore pse Shqipërisë nuk iu hapën negociatat.
Tv Klan