Trajneri Pep Guardiola konfirmoi se Manchester City nuk do të ketë të disponueshëm mesfushorin Rodri për të gjithë sezonin, pasi pësoi një dëmtim të ligamenteve fundjavën e kaluar. Kjo është një goditje e madhe për Citysens që lufton për të mbrojtur titullin kampion.
Spanjolli iu nështrua një operacioni në Madrid, ndërsa do të vazhdojë fazën e rekuperimit në vendlindje.
Rodri u lëndua në ligament dhe menisk, por frika e katalanasit është që lojtari duhet të trajtohet me kudjes edhe kur të rekuperohet, pasi rritet probabiliteti për të pësuar të tjera dëmtime.
“Sezoni i tij ka përfunduar! Fatkeqësisht ai mori diagnozën më të keqe! Por kështu është situata! Fatkeqësisht në tilla nivele ndodh! Ne jemi këtu për ta mbështetur dhe ai do të shërohet hap pas hapi dhe do të ecë përpara. Kur ke dëmtim të ligamenteve të poshtme, duhen nëntë muaj që të realizohet rekuperimi. E pastaj rrezikon dëmtime muskujsh sezonin pasardhës. Ne kemi lojtarë të mrekullueshëm e do ta gjejmë zgjidhjen. Por shumë muaj pa një lojtar të rëndësishëm, e dinë të gjithë këtë! Sfida ndaj Arsenalit më 22 shtator ishte e para e Rodrit në këtë sezon pas një pushimi të zgjatur veror për t’u rekuperuar për një dëmtim të marrë në fitoren në finalen e Kampionatit Evropian kundër Anglisë.”
Mateo Kovaçiç e zëvendësoi Rodrin në takimin ndaj topçinjve dhe është një ndër emrat që do të përdoren nga Guardiola për ta zëvendësuar, bashkë me Ilkay Gundogan, Rico Leëis dhe Bernardo Silva, që më parë janë përdorur si mesfushorë qendre.
Me spanjollin në fushë, Siti ka fituar 74 për qind të ndeshjeve dhe ka humbur vetëm 11 për qind.
Klan News