Ky është një fragment libri audio për fëmijët që nuk shikojnë. Për herë të parë në Shqipëri fëmijët që nuk shikojnë do të kenë një platformë të gjerë të librave artistikë audio.
Emiliano Lule, drejtor i Institutit të Nxënësve që nuk Shikojnë thotë se deri tani janë mbi 1500 orë lexim nga vullnetarë të ndryshëm.
“Do të jetë struktura, shto hard-disqe, lexo libra, gjej lexues vullnetarë deri tani janë 1500 orë dhe nuk do të ndalojë asnjëherë.”
Librat shkollorë krahas kodit brail, funksionojnë edhe elektronikisht. Ndryshe nga disa vite më parë, tashmë fëmijët që nuk shikojnë marrin mbështetjen e institutit deri në moshën 18-vjeçare.
“Çdo nxënës që nuk ka mundësi që të arrijë në Tiranë, do të shkojë arsimi special atje. Përmes librave në kodin brail. Çdo gjë që është kurikulë shkolle, nëpërmjet librave audio dhe nëpërmjet trajnimit të mësuesve ndihmës. Kjo është një nga rregullim ligjor që ne të mbështesnim mbi arsimin e detyrueshëm që ishte deri në klasën e 9-të.”
Në 4-5 vitet e fundit janë rreth 1800 mësues ndihmës që kanë kryer masterin e specializuar të pedagogjisë që u vijnë në ndihmë fëmijëve me problem e të shikimit.
Tv Klan