Arlindi, nipi 15-vjeçar i Aleksit, ishte “i dyshuari” i tij i parë për ftesën në “Ka  Një Mesazh Për Ty”. Lidhja e fortë mes tyre,  për të cilën nipi rrrëfeu gjatë rubrikës së programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, nuk gaboi as këtë herë. Edhe pse deri diku ‘e kishte parashikuar’, Aleksi s’mundi t’i  përmbante emocionet dhe lotët kur pa nipin në ekran.

“E kam mbajtur gjithmonë afër”, u shpreh ai duke iu referuar raportit të tyre si shokë të ngushtë. Pikërisht kjo afërsi është arsyeja pse Arlindi dëshironte ta surprizonte dhe t’i shprehte mirënjohjen e tij.

“Xhaxhi, ti je personi më i rëndësishëm për mua. Je personi që dua më shumë, je udhëheqësi im dhe  frymëzuesi im. Nëse gjithë bota do të jetë kundër teje, unë do të jem kundër gjithë botës. Të falënderoj për të gjitha ato që ke bërë për mua dhe për familjen time. Ne nuk do t’i harrojmë kurrë ato që ke bërë ti për ne”, përfundoi Arlindi po aq i emocionuar e më pas shkon drejt xhaxhait të tij të dashur në një përqafim mes lotësh për të dy./tvklan.al