Tre ndeshjet e Serisë A, të vlefshme për javën e 27-të nuk prodhuan surpriza në rezultate.

Torino triumfoi 2-0 në transfertë ndaj Monzas, falë golave të shënuar nga Elmas dhe Casadei. Sukses i rëndësishëm për torinezët, që ngjiten në vendin e 11-të me 34 pikë, ndërsa Monza mban vendin e fundit dhe duket gjithnjë më afër Serisë B.

Fitore të rëndësishme mori edhe Bologna, që mposhti me përmbysje Cagliarin, me rezultatin 2-1. Dopieta e Orsolinit, i dha triumfin skuadrës së Vicenzo Italiano.

Me këtë fitore, Bologna shkon në kuotën e 47 pikëve, në vendin e gjashtë, ndërsa Cagliari renditet i 15-ti me 25 pikë.

Sfida tjetër mes Genoas dhe Empolit u mbyll në barazim 1-1. /tvklan.al