Milani do të përballet me Romën, në një sfidë ku kuqezinjtë synojnë me çdo kusht fitoren, për të mbyllur vitin me një tre pikësh.

Lajmi i mirë për trajnerin Paulo Fonseca, është rikthimi i sulmuesit Alvaro Morata. Spanjolli ka hedhur pas krahëve problemet shëndetësore dhe është gati për të dhënë kontributin e tij.

Në këtë situatë, tekniku portugez po mendon t’i rikthehet skemës me dy sulmues në qendër, të përdorur për herë të parë në Shtator, në derbin e fituar ndaj Interit.

Fonseca ka gati skemën me dy sulmues qendre, Morata dhe Abraham, ndërsa nga krahët me Jimenez në të majtë dhe Chukwueze në të djathtë. /tvklan.al