Bylis do të jetë pengesa e radhës për Partizanin. Kryesuesit e Superligës Shqiptare do kërkojnë të marrin maksimumin ndaj skuadrës që renditet në fund, me synimin për të thelluar diferencat me rivalët. Për trajnerin e të kuqve, Veselinovic, kjo sfidë është e ndryshme, teksa kushtet e fushës do ndikojnë jo pak në performancën e skuadrës.
“Çdo ndeshje që vjen është e ndryshme. Ne duhet të mendojmë vetëm përpara. Jam i sigurt që do të luajmë ndaj një tjetër skuadre shumë të mirë. Kanë dhuruar paraqitje mjaft të mira ndaj Egnatias dhe Vllaznisë. Fakt është që ne ndryshojmë fushën nga bar artificial në bar natyral. E theksoj që janë një skuadër e mirë, por ne duhet të mendojmë për veten tonë. Si gjithmonë na duhet përqendrim dhe të fokusohemi në idetë tona. Kemi ambiciet tona. Duhet të jemi në nivelin e klubit dhe emrit Partizani kjo është ajo që synojmë”.
Tirana nuk po përjeton atë që parashikohej në këtë sezon, trend që kërkon ta ndryshojë përballë Teutës. Për trajnerin Gugash Magani kalendari ngjeshet, ndërsa skuadra duhet të finalizojë rastet që krijon.
Dy sfidat do të ulin siparin e javës së 17-të të Superligës Shqiptare.
Klan News