Humbja e sotme me Bylisin i ka shkaktuar Aleksandër Veselinoviç shkarkimin si trajneri i Partizanit.

Klubi njofton se vendimi i marrë bazohet tek rezultatet e papranueshme të kohëve të fundit dhe mbi të gjitha në mungesën e lojës dhe karakterit që duhet të shfaqë ekipi i Partizanit në fushën e blertë.

Veselinoviç mori drejtimin e të kuqve në fund të muajit Gusht dhe e la në vendin e katërt me 40 pikë. Partizani është ende në garë për titullin kampion, si dhe për Kupën e Shqipërisë.

Tv Klan