Gjykata e Lezhës vendosi arrest me burg për, Jetmir Llanajn, 46-vjeçari i cili akuzohet si pjesë e një grupi prej 5 personash që vendoste gjoba tek biznesi.
Gazetari i Klan News, Martin Marku bën të ditur se në perfundim të seancës avokati i të akuzuarit Marash Ibraj thotë se kto kërkesa janë në tejkalim të ligjit. Sipas tij nuk është i ligjshëm ndalimi i tij. Ibraj thotë se është rast unikal se kallëzuesi dhe i pandehuri kanë të njëjtin qëndrim.
Sipas policisë, Llanaj përdorte 2 të mitur dhe 2 persona të tjerë që i dërgonte tek bizneset duke përcjellë mesazhet e tij të kërcënimeve për përfitim pasuror të padrejte. Hetimet ndaj këtij grupi kishin nisur 3 muaj para se të kryhej operacioni i policisë pas indicieve të marra.
Gjatë kësaj kohe grupi ishte mbajtur nën vezhgim dhe përgjoheshin duke plotësuar të gjitha provat. Dy të miturit u kapën në flagrancë duke tentuar të merrnin një shumë parash tek një biznes dhe pas ndalimit të tyre dhe të një 39-vjeçari në flagrancë u realizua edhe operacioni për kapjen disa ditë më vonë të Jetmir Llanaj.
/tvklan.al