Këto janë momentet kur forcat speciale RENEA arrestojnë një 46-vjeçar të konsideruar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Jetmir Llanaj i dënuar më parë për vrasje, dyshohet se bashkë me 4 persona të tjerë kanë krijuar një skemë të vendosjes së gjobave ndaj bizneseve, duke iu ushtruar presion dhe kanosur me armë.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi armën e gjahut, municion luftarak dhe dy automjete të blinduara.

Jetmir Llanaj është një emër i njohur për policinë, pasi 10 muaj më parë fitoi lirinë pas një dënimi të kryer për vrasje.

Krimi për të cilin ai u dënua ndodhi më 19 Korrik të 2012 ku u vra një 71-vjeçar. Ngjarja në fjalë erdhi si shenjë hakmarrje pasi 46-vjeçarit në vitin 2012 i vranë djalin vetëm 9 vjeç.

Klan News