Pas 8 vitesh, Gjykata e Lezhës jep dënimin për autorin e vrasjes së Saimir Jakut, ish drejtuesi i OST në Rrëshen. Gjykata ka vendosur burg përjetë për Dorjan Keqin, i cili dyshpohet se është vrasës me pagesë. Gjykata e shpalli fajtor 42 vjeçarin me banim në Laç për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Gjatë gjithë procesit gjyqësor Keqi ka mohuar akuzat, duke refuzuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. Prokuroria nuk arriti të zbulojë se cili ishte porositësi i këtij krimi.
42-vjeçari u arrestua në shtator të vitit 2022 pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe pa patentë. Nga analiza e shenjave të gishtërinjve rezultoi se ai ka qenë pjesëmarrës në ezkekutimin e Saimir Jakut.
Vrasja e ish-drejtorit të OST mund të jetë kryer për shkak të konflikteve të mundshme që kanë lidhje me dhënien apo marrjen e fajdeve në shuma të mëdha të parave.
Krimi ndodhi më 9 shtator të vitit 2016 në qendër të Rrëshenit. Jaku ndodhej në një lokal me një shokun e tij, kur nga rruga, u qëllua me breshëri plumbash.
Klan News