Pas një hetimi 3-mujor në kuadër të operacionit policor të koduar “White Snow”, ka rënë në prangat e policisë 45-vjeçar me masë sigurie “Arrest në burg”, i dyshuar për shpërndarjen e drogave të forta në Vlorë.
Sipas asaj që bën të ditur policia ndaj 45-vjeçarit, banues në Vlorë gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Gjithashtu, gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kryen kontroll në banesën e tij, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 222 doza kokainë, 1 peshore elektronike, e përdorur për ndarjen e dozave, 2 aparate celularë, dhe 1 automjet.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“Finalizohet pas një hetimi 3-mujor operacioni policor i koduar “White Snow”, vihet në pranga një 45-vjeçar me masë sigurie “Arrest në burg”, i dyshuar për shpërndarjen e drogave të forta në Vlorë. Sekuestrohen sasi kokaine dhe prova të tjera që lidhen me këtë veprimtari kriminale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, pas një hetimi 3-mujor të kryer me metoda speciale për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “White Snow”. Si rezultat, u bë e mundur lokalizimi dhe ndalimi i shtetasit A. B., 45 vjeç, banues në Vlorë, ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 04.03.2025, caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Gjatë hetimeve, shërbimet e Policisë siguruan prova të mjaftueshme për përfshirjen e këtij shtetasi në shpërndarjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë në zona të ndryshme të qytetit të Vlorës. Nga kjo veprimtari kriminale, 45-vjeçari ka përfituar shuma të konsiderueshme parash, të cilat dyshohet se i ka gjeneruar nga shitja e dozave të kokainës. Gjithashtu, gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kryen kontroll në banesën e tij, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 222 doza kokainë, 1 peshore elektronike, e përdorur për ndarjen e dozave, 2 aparate celularë, dhe 1 automjet”, thuhet në njoftimin e policisë./tvklan.al