Notre Dame, Katedralja e famshme e Parisit është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hëne. Shkaqet nuk janë ende të qarta, megjithatë zyrtarët thonë se zjarri mund të ketë ardhur si pasojë e punës restauruese.
Zjarrfikësit ndërmorën një operacion masiv për të shuar flakët në ndërtesën 850-vjeçare, por maja e saj sëbashku me çatinë nuk u arritën të shpëtoheshin. Vetëm pas disa orësh autoritetet mundën të konfirmonin se struktura kryesore e katedrales u shpëtua.
Vitin e shkuar, Kisha Katolike në Francë lëshoi një apel urgjent për fonde për të shpëtuar Katedralen, që kishte nisur të rrënohej.
It’s falling pic.twitter.com/TE705LNfdw
— Hash Miser 💥 (@H_Miser) April 15, 2019
Presidenti francez Emmanuel Macron, i nisur drejt vendit të ngjarjes, tha se me mendje ishte me
“të gjithë katolikët dhe popullin francez.” “Njësoj si gjithë bashkëkombasit e mi, jam i trishtuar që shoh një pjesë tonën që digjet”
, tha Macron, i cili anuloi fjalimin e planifikuar përpara kombit.
Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo e përshkruajti atë si “një zjarr të tmerrshëm” dhe u bëri thirrje njerëzve në vendin e ngjarjes që të respektonin perimetrin e vendosur nga punonjësit e zjarrfikëses, në mënyrë që të jenë të sigurt dhe askush të mos pësojë asnjë dëmtim.
Un terrible incendie est en cours à la cathédrale Notre-Dame de Paris. Les @PompiersParis sont en train de tenter de maîtriser les flammes. Nous sommes mobilisés sur place en lien étroit avec le @dioceseParis. J’invite chacune et chacun à respecter le périmètre de sécurité. pic.twitter.com/9X0tGtlgba
— Anne Hidalgo (@Anne_Hidalgo) April 15, 2019
Për ngjarjen reagoi edhe presidenti amerikan Donald Trump, i cili sugjeroi se për shuarjen e zjarrit ndoshta do të ishte ide e mirë përdorimi i avionëve cisternë.
So horrible to watch the massive fire at Notre Dame Cathedral in Paris. Perhaps flying water tankers could be used to put it out. Must act quickly!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) April 15, 2019
Katedralja e Notre Dame, e cila vizitohet nga miliona njerëz çdo vit, po restaurohej për shkak të çarjeve që kishin nisur të shfaqeshin në gurë, duke ngjallur frikën se struktura mund të bëhej e paqëndrueshme.
Ajo është 69 metra e lartë dhe ndërtimi i saj nisi në vitin 1163. E konsideruar si një prej shembujve më të mirë të Arkitekturës Gotike Franceze, Katedralja e Notre Dame, sëbashku me Kullën Eiffel është një prej monumenteve më të famshme të Parisit.
Për ngjarjen prokuroria e kryeqytetit francez njoftoi nisjen e hetimeve.
/tvklan.al