Kisha Metropolia në lagjen “11 Janari” në Gjirokastër është përfshirë nga flakët rreth mesditës së kësaj të diele.

Është dashur ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse për shuarjen e zjarrit që dyshohet se u shkaktua nga lënia ndezur e qirinjve tek vendi i posaçëm i lutjeve.

Si pasojë e flakëve u dogj vendi ku kryhen lutjet nga ana e besimtarëve, i cili ishte me konstruksion druri si dhe disa libra fetar.

Ndërsa zjarri i rënë mbrëmjen e kaluar në Pogradec preku 4 banesa, por 2 prej tyre janë dëmtuar më rëndë. Emergjencat kanë nisur të bëjnë verifikimet e dëmeve. Kryebashkiaku i Pogradecit, Ilir Xhakolli siguroi familjet e dëmtuara se do të mbështeteten deri në rindërtimin e banesave të tyre.

Fillimisht, zjarri ra aksidentalisht në një nga banesat, për t’u përhapur më pas tek të tjerat ngjitur me të. Për shuarjen e flakëve, shërbimeve zjarrëfikëse u deshën disa orë. 

Tv Klan