Përfshihet nga zjarri Metropolia në Lagjen “11 Janari” në Gjirokastër. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 11:15 minuta të ditës së sotme.
Sipas asaj që raporton gazetarja e Klan News Dorina Muhaj, menjëherë në vendngjarje ka mbërritur grupi i shërbimit të repartit zjarrfikës të cilët bënë të mundur shuarrjen e flakëve duke evituar përhapjen e tyre në zonën përreth të cilat ishin me konstruksion druri dhe përfshirja në flakë mund të shkaktonte një zjarr masiv.
Bëhet e ditur se zjarri është shkaktuar nga lënia ndezur e qirinjve tek vendi i posaçëm i lutjeve. Nga zjarri i rënë u dogj vendi i qirinjve, disa libra dhe vendi i lutjeve teksa fatmirësisht nuk ka pasur dëme të tjera.
/tvklan.al