Trashëgimia e Diego Armando Maradonës duket se do të mbetet vetëm në letra. Kjo pasi Topi i Artë i fituar nga sulmuesi argjentinas në vitin 1986 do të dalë në ankand. E gjitha do të bëhet më 6 Qershor në Francë, me trofeun që do të jetë i pari ‘Top i Artë’ që del në ankand, ndërsa vlera është për tu konfirmuar.
Maradona, i cili u nda nga jeta në vitin 2020, fitoi çmimin pasi udhëhoqi Argjentinën drejt fitores së Kupës së Botës në Meksikë, duke shënuar pesë gola në finalet ku ai ishte kapiten i vendit të tij dhe luajti çdo minutë të turneut.
Ai turne mbahet mend më së miri për dy golat e Maradonës kundër Anglisë në çerekfinale, pasi realizoi golin e cilësuar si “dora e zotit” dhe “goli i shekullit”. Më parë, edhe fanella e veshur prej Maradonës dhe topi i ndeshjes është shitur në ankand.
Klan News