Përfaqësuesit e shumicës socialiste e shohin ngjarjen e grabitjes së disa miliona eurove në pistën e Aeroportit të Rinasit, si një mundësi për të ndryshuar Ligjin për Koncesionet. Kjo pasi sipas tyre, përgjegjësia për këtë rast të përsëritur brenda ambienteve të aeroportit është e koncesionarit kinez, që e administron.
Por Paulin Sterkaj, anëtarë i Komisionit të Sigurisë mendon se përgjegjësia duhet kërkuar dhe tek vetë bankat. Por a e ka cënuar kjo ngjarje sigurinë kombëtare?
Ndryshe nga dy anëtarët e Komisionit të Sigurisë, përsa i përket cënimit të sigurisë kombëtare, mendon ish-Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.
Tv Klan