Pas PD-së, e largon nga radhët edhe partia e re, ende e pa zyrtarizuar

Rudina Hajdari ka dalë e humbura e madhe pas votimit të djeshëm në Kuvend të Kodit të ri Zgjedhor, i cili nuk hapi dot listat e kandidateve  për deputete, ku 23 kolegët e saj opozitare  të rinj bashkuan edhe një herë votat me kryeministrin Rama.

Edhe pse e promovuar në foto duke ngrënë darkë të përbashkët me ambasadoren Kim, Partia Nisma e ka përjashtuar nga rradhët e saj Hajdarin, pasi nuk arriti objektivin për hapjen e listave. Vetë Hajdari e konsideroi votimin e djeshëm një fitore të vogël.

Me 11 Mars 2019 Rudina Hajdari u përjashtua fillimisht nga PD pasi ajo nuk dogji mandatin që e kishte fituar në emër të kësaj partie. Në vijim Hajdari u promovua nga socialistët në krye të Këshillit për Integrimin Evropian me vizita lobuese në emer të asaj që quhet opozita e re në Francë, Hollandë, Gjermani e gjetkë.

Ndërkohë, deputetja kishte nisur edhe fushatën për zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit të vitit 2021. Javët e fundit ajo është shfaqur në takime me qytetarët, të cilëve u premtonte se Nisma Thurrje ishte një alternativë të re ndryshe nga politika 30-vjeçare. Pas përjashtimit edhe nga kjo lëvizje që pritet të zyrtyarizohet si parti politike, nuk dihet ende se ku do të pozicionet deputetja për zgjedhjet e ardhshme edhe pse oferta nga partia e Murrizit ka qenë e hapur.

Klan Plus