Një nga pjesëmarrëset e emisionit më të ri në Tv Klan, Part Time, ishte dhe Rudina Hajdari. Ish-deputetja në sfidën e kësaj jave kishte rolin e kamarieres dhe teksa u njoh me kolegun e saj, rastësia deshi që ai të kishte të njejtin emër me ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Teksa po bisedonte me banakierin ajo tha se nuk shkon mirë me ‘Lulzimat’, pasi kolegu i saj më i fundit e përjashtoi nga partia.
Rudina Hajdari: Si të thërrasin Luli, Lulzim?
Banakieri: Për shkurt Luli.
Rudina Hajdari: Ah shumë mirë, emër i bukur është, unë zakonisht nuk shkoj mirë me “Lulzimat”, ishalla ne të dy jemi kolegë të mirë.
Banakieri: Pse?
Rudina Hajdari: Po kam patur një koleg, e ka patur emrin Lulzim edhe më përjashtoi nga partia…
Part-Time është emisioni më i ri, i cili do të na shoqërojë çdo të shtunë, ora 20:00, në ekranin e Televizionit Klan./tvklan.al