E ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, Rudina Hajdari ka treguar se ka zgjedhur të mos i flasë shumë vajzës së saj mbi politikën shqiptare, por sigurisht që i ka shpjeguar mbi protestat dhe pse mami i saj do të jetë pjesë e saj ditën e sotme. Hajdari ka theksuar se opozita është dobësuar shumë muajve të fundit dhe ky është një mision shumë i rëndësishëm për demokratët.
Rudina Magjistari: Keni një grumbullim të rëndësishëm sot, një miting apo jo, është data 7 korrik dhe në cilën orë sot?
Rudina Hajdari: Në orën 7.
Rudina Magjistari: Kështu që menjëherë pas programit do të jesh atje?
Rudina Hajdari: Po direkt, jam vendosur si organizatore e njësisë numër 2, jemi grupim dhe jemi marrë gjatë gjithë kohës në këtë periudhë duke motivuar gjithë antarësinë, duke u organizuar, strukturuar, të paktën ky ka qënë roli im. Kuptohet që kam shpenzuar kohë dhe me Sihanën sepse më ka munguar, por sot është një ditë shumë e rëndësishme sepse unë mendoj që opozita është në një udhëkryq ose në një moment shumë delikat dhe sot është një moment për të testuar në një farë mënyre ku jemi. Do të jetë një ngritje që do të na mësojë të gjithë neve si do të ecim përpara. Është e vështirë të flasësh për politikë përballë Sihanës, edhe mundohem që zakonisht mos të flas për politikë, nuk para i flas.
Rudina Magjistari: Nuk i flet për politikën shqiptare?
Rudina Hajdari: Jo sepse mendoj që është goxha e vrazhdë dhe e ashpër dhe nuk dua që Sihana të ekspozohet qoftë edhe me retorikën gjuhësore, shpesh herë i dëgjojmë edhe nëpër ekrane kështu që ia shmang këtë pjesë, por që i shpjegoj me fjalë të thjeshta se cili është roli im dhe po i shpjegoja se çfarë ishte protesta një ditë më parë dhe pse mami po del në protestë. Dua të them që është një moment vendimtar sepse opozita është dobësuar këto 8-9 muaj, ka kaluar sfida shumë të mëdha dhe unë jam e lumtur që jam rikthyer në PD dhe mendoj që çdokush që ndjen se duhet të japë kontribut dhe duhet ta ringrejë këtë parti në frymën e saj, shpirtin dhe lartësinë që ajo është krijuar. Më duket sikur është një mision i rëndësishëm për veten time, por edhe për të gjithë anëtarësinë dhe gjithë demokratët, sidomos në kushtet që jemi sot. Shqipëria në këto kohë që jemi sot është duke lënguar nga fakti që kur shohim afera korruptive sidomos ditët e fundit, por që kanë dal sheshit, kur flasim që buxheti i shtetit po zbraset, po vidhen hapur lekët e qytetarëve shqiptarë që punojnë nga mëngjesi deri në darkë dhe që ushqejnë fëmijët me rritjen e çmimeve, me naftën që është më e shtrenjta në Europë dhe në Ballkan. Tani ne çfarë duhet të bëjmë në këto kushte? Prandaj unë mendoj që është detyra ime morale, njerëzore si qytetare e këtij vendi që do dal dhe do protestoj, se mendoj që me këtë qeveri që jemi sot, 9 vitet e fundit që vazhdon e bëhet më arrogante, protesta është i vetmi mjet për t’u përballur në kushtet që jemi./tvklan.al