Deputetja Rudina Hajdari nga foltorja e Kuvendit ka dënuar atë që sipas saj është bërja e polikës me vdekjet.
Në fjalën e saj deputetja u shpreh se askush nuk duhet të bëjë politikë me situatën e pandemisë dhe shtoi se duhet të krijohet një strategji e qartë se si duhet vepruar.
“Sot dua të dënoj në mënyrë të ashpër mënyrën sesi po bëhet politikë me vdekjet. Në një krahë kemi një palë që valëvit si flamur betejë njerëzit në morg. Dhe kemi palën tjetër, këta që thonë se shëndetësia është një pasuri e madhe kombëtare që po ecën në mënyrën më të mirë të mundshme.
Këto nuk janë realitete dhe mënyra se si mund të përballohet kjo situatë. Ne nuk mund të bëjmë politikë me këtë situatë. Të krijojmë një komitet për një strategji të qartë se si do të ecim përpara me këtë pandemi. Të mos zihemi me njëri-tjetrin. Të qëndrojmë krah për krah njeri-tjetrit dhe të qetësojmë qytetarët shqiptarë“, tha Hajdari./tvklan.al