Hiti “Wrecking ball” i kënduar prej saj, flet për një ndarje të dhimbshme
Këngëtarja dhe aktorja e njohur amerikane, Miley Cyrus, e cila shquhet për zërin e fuqishëm dhe performancat e pagabuara live, shpërtheu në lot gjatë interpretimit të hitit të saj “Wrecking Ball”, në koncertin “Super Bowl TikTok Tailgate” të organizuar para finales së kampionatit të futbollit amerikan.
Ylli i hitit “Midnight Sky” e cila në Gusht të vitit 2019 u shkurorëzua nga bashkëshorti, Liam Hemsworth, pas vetëm tetë muaj martesë, u detyrua të pushojë disa herë gjatë interpretimit të këngës në koncertin e së dielës, i cili i dedikohej punëtorëve shëndetësorë që kanë shërbyer në front të parë gjatë pandemisë.
Zëri i Miley-t filloi të dridhej në momentin kur e këndoi frazën: “Mos mendo kurrë se thjesht u largova, unë gjithmonë do të të dua ty”, dhe më pas këngëtarja filloi të përlotej para publikut të pranishëm në koncert, të cilët mundoheshin ta ngushëllojnë atë me brohoritje dhe duartrokitje.
Kënga “Wrecking Ball” flet për një ndarje të dhimbshmedhe Cyrus e pranoi para turmës në Tampa të Floridës, se është shumë e ndjeshme ndaj këtij teksti.
Klan News