Futbollisti Nico Hidalgo është ndarë nga jeta në moshën 32-vjeçare. Spanjolli nuk e fitoi dot betejën më të rëndësishme në jetën e tij, me të cilën luftoi për katër vite.
Hidalgo zbuloi në vitin 2021 se vuante nga kanceri në mushkëri. Në këtë situatë, ai u ndal nga futbolli i luajtur në Janar të vitit 2022, për tu fokusuar te shëndeti i tij.
Pavarësisht se luftoi për disa vite, Hidalgo nuk ia doli dot dhe u nda nga jeta në moshë të re. Lajmi u bë i ditur nga Granada, klub ku luajti 125 ndeshje.
Nico Hidalgo, por siempre en la memoria del granadinismo.
— Granada CF ❤️⚪️ (@GranadaCF) March 1, 2025
🔗 https://t.co/Pyb3iHolui https://t.co/byoypc6dQz pic.twitter.com/1wbVMPuilc
Futbollisti iberik u transferua te Juventusi në vitin 2014, por në mungesë të hapësirave, klubi italian u detyrua ta huazojë në Spanjë.
Gjatë karrierës së tij, ai luajti edhe për Cadiz, Racing Santander, Motril dhe Extremadura. /tvklan.al