Armand Duplantis e rriti edhe me 1 centimetër rekordin botëror të kërcimit me shkop. Atleti suedez kërceu 6 metra e 27 centimetra në mitingun në salla të mbyllura të mbajtur të premten në Clermont-Ferrand në Francë.

Kjo është hera e 11-të që Duplantis vendos një rekord të kërcimit me shkop. Të parin e arriti në vitin 2020 në Torun të Polonisë dhe prej asaj dite e ka përmirësuar me 10 centimetra.

Nuk dihet ende cili do të jetë kufiri maksimal për Duplantis i cili është vetëm 25 vjeç.

Tv Klan