Pas përmbytjeve situata në Durrës është normalizuar. Uji është tërhequr nga zonat më problematike. Ndërkohë grupet e bashkisë vijojnë të jenë në terren dhe po bëjnë verifikimin e dëmeve.

Nga 300 banesa e biznese të përmbytura verifikimi i dëmeve ka përfunduar në të paktën 150 prej tyre. Ndërkohë banorët shprehin shqetësimin për këtë situatë.

“Gjithçka, çfarë është aty të gjitha katër-pesë frigorifera janë. Çdo gjë. Mund të shkojë rreth 700 mijë Lekë dëm. 28 vjet që kemi ardhur këtu s’ka bërë vaki ndonjëherë”, shprehen të shqetësuar banorët.

Nga përmbytjet zonat më të prekura janë ajo e ish-Kënetës dhe Shkozeti ndërsa uji vërshoi edhe në qytet dhe zona të tjera periferike.

Klan News