Barcelona e Hansi Flick është shndërruar në një makineri të vërtetë golash. Katalanasit kanë regjistruar shifra të frikshme në këtë sezon, duke u konfirmuar një prej skuadrave më efikase jo vetëm në Spanjë. Në harkun e një jave, ky ekip ka shënuar në total 8 gola, për ta dërguar në 124 numrin e rrjetave në 40 ndeshje zyrtare në të gjitha garat e këtij sezoni. Shifra të jashtëzakonshme për një mesatare pak më shumë se 3 gola për ndeshje. Një rekord unik në dekadat e fundit.

Ky prodhim voluminoz golash i ka tejkaluar 122 golat e shënuar vitin e fundit kur prezent ishte Lionel Messi, golashënuesi historik i Barçës. Gjithsesi, skuadra e Hansi Flick gjendet larg asaj që bëri Barcelona e Pep Guardiolës në sezonin 2011-2012, ku arritën të shënonin 190 gola. Edhe shtrirja ka qenë shumë e madhe në krahasim me ato të sezoneve të shkuara. Katalanasit kanë shënuar 4 gola kundër Girona, Bayern, Atlético dhe Real Sociedad.

5 u realizuan ndaj Villarreal, Young Boys, Sevilla, Red Star, Mallorca, Real Madrid, Betis dhe Benfica. Valladolid dhe Valencia, dolën të mposhtur nga fusha me 7 gola të pësuar. Shifra të jashtëzakonshme, me spanjollët që kanë edhe shumë sfida përpara për të vendosur një rekord që vështirë se mund të thyhet.

Klan News