Ndonëse kanë kaluar disa ditë nga përmbytjet në Durrës, bilanci i dëmeve ende nuk ka përfunduar. 20 grupe janë ende në terren dhe po bëjnë verifikimet.
“Rreth 440 shtëpia pasi të finalizohet, të gjitha familjet që janë të përmbytura nga reshjet e shiut , do kalojë, do vijojë procedura sipas VKM-ve, do kalojë te këshilli i qarkut, faza tjetër do të jetë ajo e çdëmtimit të këtyre familjeve”, tha Emiljan Jani.
Sipas autoriteteve lokale, kjo situatë është krijuar nga bllokimi i kanaleve.
“Problematika të tjera janë dhe kanalet të cilat jo të gjitha janë me gatishmëri të plotë. Në momentin që filloi përmbytja ujësjellës kanalizimeve të Durrësit dhe të gjitha strukturat e mbrojtjes civile u morën me pastrimin dhe punë në gatishmëri të plotë të këtyre kanaleve”, tha Jani.
Nga reshjet me intensitet që prekën Durrësin javën e kaluar, u përmbytën disa zona si ajo e ish Kënetës, Shkozeti, katundi i ri, ndërsa uji vërshoi edhe në qytet.
Klan News