Një vajzë ka lindur në Britaninë e Madhe pa sy. Ajo është binjake me motrën e saj, por kjo e fundit nuk ka probleme.

Darrah O’Sullivan dhe Vince Greenaway u bënë prindër më 8 Prill 2024. Çdo gjë dukej normal deri në momentin që një pediatër vuri re që Maeve nuk hapte sytë.

Doktorët e diagnostikuan të voglën me anoftalmi bilaterale, një gjendje që shkaktohet kur foshnjet lindin pa sytë.

Kjo gjendje prek 1 në 100 mijë lindje sipas autoriteteve britanike.

Pavarësisht kësaj gjendjeje, e vogla nuk ka probleme të tjera shëndetësore. Për këtë arsye prindërit po kujdesen që ta rrisin të bijën duke i plotësuar çdo gjë.

“Maeve është 10 muajshe dhe kur kthej kokën pas them me vetë për çfarë dreqin po shqetësohesha? Maeve është vajza më e bukur dhe më e lumtur. Edhe çfarë se nuk shikon? Ajo e sheh botën në një mënyrë ndryshe dhe jo domosdoshmërisht do të thotë që është gjë e keqe. Gjendja e saj, s’ka për të qenë kurrë tabu në shtëpinë tonë. Të gjithë do të mësojmë alfabetin “braille” dhe do të jetë pjesë normale e jetëve tona. Nuk duam ta bëjmë të ndihet sikur gjendja e saj do ta ndalojë së bëri gjërat”, tregoi e ëma.

Ndërkohë familja ka marrë mbështetje të shumtë pas publikimit të këtij rasti./tvklan.al