Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard është e pranishme në eventin e përurimit të “Vila 31 x Art Explora” si rezidencë artistike. Gjatë fjalës së saj, Suard është shprehur se kjo vilë është një emblemë e shndërrimit të Shqipërisë.

Ambasadorja franceze ka shtuar se “Vila 31” është pjesë e bashkëpunimit kulturor mes Francës dhe Shqipërisë teksa ka shtuar se kjo rezidencë e shënjon Tiranën në rrjetin e platformave kryesore evropiane të krijimit të artit bashkëkohor.

Ambasadorja franceze, Catherine Suard: Një nder i madh për mua të jem mes jush për të përuruar këtë projekt kaq mbresëlënës si “Vila 31”. Emblemë e shëndërrimit të Shqipërisë, ky vend futet në një jetë të re si rezidencë përkushtuar dialogut kulturor dhe angazhimit artistik. “Vila 31”, më tepër se një hapësirë e thjeshtë pune, është një vizion hapje, një art pa kufi. Ajo e shënjon Tiranën në rrjetin e platformave kryesore evropiane të krijimit të artit bashkëkohor. “Vila 31” është pjesë e dinamikës së bashkëpunimit kulturor mes Francës dhe Shqipërisë.

Ambasadorja Suard ka theksuar se në muajin Prill do të mbërrijë së shpejti një anije muze e fondacionit “Art Explora” në Portin e Durrësit dhe kjo do të përbëjë një moment të mirë të sezonit turistik.

Ambasadorja franceze, Catherine Suard: Dinamikën do ta përforcojmë drejt 2025 duke pasur në sfond emërimin e Tiranës si Qyteti Mesdhetar i Kulturës. Do të mbërrijë së shpejti një anije muze e fondacionit “Art Explora” në Portin e Durrësit në muajin Prill e përzgjedhur në 20 qytete si etapë e pellgut të Mesdheut dhe kjo do të përbëjë një moment shumë të fortë të sezonit turistik. Kjo anije lundruese mëshiron një vizion novator dhe bujar të ndarjes së artit, vizion që Franca pëlqen ta kultivojë dhe ta ndajë.

/tvklan.al