“Ulja e pacientëve për shkak se po preken më shumë të rinj”
Dy javët e fundit situata në 4 spitalet Covid në Shqipëri paraqitet e qëndrueshme. Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero thotë se kjo ka ardhur nga rritja e numrit të të infektuarve tek grupmosha e re.
“Është më e qetë, ka më pak raste të shtruara. Përgjithësisht moshat e ekspozuara gjatë kësaj kohe janë të reja dhe si të thuash sëmuren më pak, edhe pse mund të infektohen, por dhe kur sëmuren, sëmuren më lehtë”.
Ekspertët flasin edhe për një ulje të agresivitetit të virusit në javët e fundit. Që prej fillimit të pandemisë afro 10 mijë pensionistë ose 6 % e tyre nga 650 mijë në Shqipëri, janë prekur nga Covid.
Burime për Tv Klan bën me dije se grupmosha 65-74 vjeç përbën afro 14 të të prekurve me Covid. Në 10 muaj pandemi në Shqipëri janë prekur 68 mijë persona me Covid-19.
Ekspertë thonë se mosha e tretë deri tani është prekur më pak pasi ka pasur më shumë mbrojtje nga koronavirusi.
Tv Klan