Në kërkim autori tjetër, Firdeus Berberi

Dy muaj pas plagosjes me armë zjarri të Johan Muçllarit në Pogradec, Policia arrestoi një prej autorëve të shpallur në kërkim, shtetasin Griseld Maxhari. Ndaj 22-vjeçarit ishe vendosur masë sigurimi në mungesë “Arrest në burg” për tre akuza më e rënda mes tyre ajo e vrasjes në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

Në kërkim vijon të jetë shtetasi Firdeus Berberi. Më herët, Policia ka vënë në pranga edhe 5 persona të tjerë të cilët rezultojnë të përfshirë dhe kanë ndihmuar dy autorët kryesore të plagosjes. Sherri ka nisur fillimisht verbal  duke degraduar në konfrontim fizik me Muçllarit dhe personave të tjerë, duke përfunduar me përdorimin e armës dhe thikës.

Jetmir Muçllarit, i cili mbeti i plagosur në Prill, është djali i pronarit të hotel Voloreka në Tushemisht, biznesi i të cilit në 8 Gushtin e 2020 u bë objekt i sulmeve me armë zjarri. Lokali i tij u qëllua me 100 plumba në pikun e sezonit turistik dhe ku shënjestra ishte pikërisht dhoma ku flinte i riu.

Tv Klan