Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, është shprehur se Plani i ri i Rritjes ofron investime shtesë për të gjitha fushat për zhvillimin e reformave për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Por që ky plan të funksionojë, Komisioneri Varhelyi thekson se duhet një axhendë reformash nga shtetet kandidate të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim.

Më tej, Varhelyi shton se do të ofrohen 6 miliardë Euro për vendet e Ballkanit Perëndimor, për të cilat thotë se do të marrin 90% të ndihmës që shtetet anëtare të BE-së marrin për frymë.

Oliver Varhelyi: Plani i Rritjes funksionon në 2 mënyra, ofron investime shtesë në të gjitha fushat ku na duhen të gjitha reformat për t’u bërë anëtar i BE-së. 6 miliardë Euro për këtë plan. Që të funksionojë, na duhet që prej vendeve kandidate të marrim. Pra, na duhet të kemi një axhendë reformash për secilën prej vendeve të BP. Skicë se çfarë ata do të bëjmë deri në fund të 2027-ës, do të realizojë të njëjtin efekt, rezultat si një program me një cikël normal. Axhenda e reformave do të jetë kyçe. Pagesat e para të lëvrohen brenda këtij muaji. Koha në fakt po ecën që vendet të vazhdojnë reformat që të lëvrojmë dhe pagesat e mëtejshme. Ky plan që mobilizon një plan do të sigurojë, do të kemi intensitet ndihme që përkon me kuadrin e kohezionit të shteteve anëtare. Që do të thotë, 90% të ndihmës që marrin ata për frymë, do ta marrë edhe Ballkani Perëndimor. Kjo nënkupton se pas kësaj, nuk do të ketë asnjë justifikim post të qenurit gati për të qenë anëtar të BE-së. Me Planin e Rritjes do të përshpejtojmë reformat për t’u bërë anëtar.

Kryeministri Rama e quan Planin e Rritjes jo vetëm si instrument financiar, por edhe si pjesë e integrimit në tregun e përbashkët europian.

Edi Rama: Kur hyra në këtë korridor 1 dekadë më parë, ju betohem, flokët e mi kishin shumë më tepër ngjyra. 10 vjet kanë qenë një rrugë e gjatë. Plani i ri i Rritjes nuk është thjesht një instrument financiar, por ka të bëjë me integrimin në tregun e përbashkët europian. Vetëm të qenurit pjesë e hapësirës së përbashkët të pagesave për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë, nënkuptojnë dhjetra milionë Euro të kursyera nga transfertat monetare. Mënyra se si e kemi pritur ne, me shumë inkurajim. 5 vjet më parë, dukeshin të pamundura, sot realitet. 3 herë u poshtëruam. Dinamikat pas dyerve të mbyllura, ishin të tilla që 3 herë ne u poshtëruam. Ajo që nuk të vret, të bën më të fortë. Rruga para është e gjatë, zakonet e vjetra nuk ikin kollaj, rruga mund të shndërrohet me pengesa, por për ne nuk ka të ardhme tjetër. Kur shqiptarët bien në dashuri, nuk i ndan askush.


/tvklan.al