Shtetet e Bashkura të Amerikës, Emirated e Bashkura Arabe dhe Kina kanë në plan të lëshojnë veçmas anije hapësinore robotike drejt planetit Mars. Planeti i kuq prej shekujsh ka magjepsuar njerëzimin. Por vetëm në gjashtë dekadat e fundit, ndërsa anijet hapësinore kanë vizituar planetin e kuq, shkencëtarët kanë mësuar më shumë lidhur me planetin fqinj në sistemin tonë diellor. Marsi, planeti i katër në sistemin tonë diellor, është sa gjysma e madhësisë së Tokës. Planeti ka një diametër prej afro 6760 kilometrash dhe ka dy hëna të quajtura “Phobos” dhe “Deimos”.
Temperaturat shkojnë nga minus 140 gradë celsius në 30 gradë celsius. Graviteti është 62,5 përqind më i vogël se sa në Tokë. Atmosfera e atij planeti përbëhet pothuajse tërësisht nga dioksidi i karbobit, rreth 96 për qind. Profesori i astrofizikës Chris Lintott me Universitetin e Oksfordit, e përshkruan planetin si një vend të tmerrshëm.
“Është më i thatë se shkretëtira më e thatë në Tokë dhe pothuajse nuk ka fare atmosferë dhe në atë pak që është, nuk mund të marrësh frymë. Planeti përbëhet nga një lloj rëre e kuqe. Erërat në atë atmosderë të hollë shkaktojnë shtëllunga pluhuri që përhapet kudo.”
Gjatë viteve të fundit, shkencëtarë nga NASA dhe Evropa kanë studiuar zonat e largëta të Australisë, strehë e disa prej formave më të vjetra të jetës tashmë të fosilizuara.
Shkencëtarja Susanne Schwenzer, e cila ka punuar me Nasën, e krahason planetin Mars me shkretëtirën Atacama të Kilit.
“Planeti Mars është një vend shumë i thatë si rezultat i atmosferës së hollë. Në bazë të sezoneve, temperaturat bien deri minus 50 gradë.”
Planeti i kuq është objektiv i njohur për eksplorime. Mjetetet e automatizuara robotike të quajtura rover, mbledhin kampione në sipërfaqen e planetit ndërsa sondat ekzaminojnë nga orbita. Fotografitë e para nga planeti u morën në vitin 1964 nga anija hapësinore Mariner 4 e Nasës.
Që nga viti 1976 shkencëtarët kanë kërkuar të gjejnë molekula organike në Mars. Pas 15 vitesh kërkimesh gjeologjike, roveri “Opportunity” i Nasës i pajisur me kamera dhe instrumente për analizimin e shkëmbinjëve dhe dheut, vitin e kaluar o njoftua se kishte pushuar së funksionuari.
Arritja më e madhe ishte zbulimi i provave se Marsi në lashtësi kishte patur ujë të rrjedhshëm në sipërfaqe dhe mundësisë për të mbështetur jetën e mikrobeve.
“Fluturimi i parë mbi Mars në vitin 1964 tregoi disa kratere dhe shterpësi. Kamerat atëherë nuk kishin qartësinë e duhur për të parë detaje. Më vonë kur dërguarm dy automjetet robotike në spërfaqen e planetit e kuptuam më mirë përbërjen gjeologjike. E dimë që shkëmbinjtë kanë përbërje elementësh si hekuri, kalciumi, magnezi, që janë shumë të rëndësishme për të krijuar një mjedis”, thotë shkencëtarja Susanne Schwenzer.
Shkencëtarët besojnë se planeti Mars dikur ka qënë krejt ndryshe dhe ndoshta i ngjashëm me Tokën. Copra akulli të vëna re më parë në Mars lën të kuptohet për të një kaluar me ujë në atë planet.
Lucinda Offer drejton organizatën jofitimprurëse “The Mars Society”, e cila nxit eksplorimet e planetit nga njeriu dhe përbëhet nga vullnetarë nga e gjithë bota.
“Mund të supozojmë se Marsi dikur ka patur një atmosferë më të trashë. Provat gjeologjike në sipërfaqen e planetit tregojnë që ka patur ujë të rrjedhshëm. Pra, ne mund të imagjinojmë se planeti Mars dikur ka patur të paktën ujë.”
Shkencëtarët e NASA-s njoftuan se mjeti robotik ‘Curiosity’ kishte gjetur molekula organike të ruajtura në shtratin tre miliard vjeçar të një liqeni. Kjo sugjeron se Marsi dukur mund të ketë patur kushte të favorshme për jetën. Shkencëstarët po ashtu konfirmuan rritjen e gazit të metanit në atmosferën marsiane. Hulumtuesit thonë se nuk mund të përjashtojnë mundësinë e një burimi biologjik.
Shkencëtarët pajtohen mbi nevojën e anijve më të fuqishme hapësinore dhe sjelljen e kampioneve në Tokë, për studime që të provohet nëse organizma të vegjël si bakteria kanë egzistuar ndonjëherë në planetin e kuq.
“Kina, India, NASA dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës po kërkojnë të zbulojë nëse ka jetë në Mars. Janë të gjitha këto vende që po bëjnë kërkime. Dhe nëse gjejmë jetë atje atëherë lind pyetja se çfarë do të bëjmë atje.”
Shkencëtarët nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Kina dhe Shtetet e Bashkuara shpresojnë që të marrin më shumë të dhëna ndërsa misionet e tyre nisen drejt planetit të kuq nga fundi i këtij muaji. /VOA