Asteroidi, i quajtur 2014 SD224, është me diametër midis 302 dhe 690 metra që do të thotë se mund të jetë dy herë më i madh se Statuja e Lirisë (305 metra). Edhe pse rreth tetë herë më larg nga Hëna, asteroidi klasifikohet si një objekt afër Tokës (NEO) dhe monitorohet nga Agjencia Hapësinore.
Objektet afër Tokës janë kometat dhe asteroidët që shtyhen nga graviteti i planetëve në orbitë dhe i lejojnë të hyjnë afër Tokës. Kometat përbëhen kryesisht nga akulli me grimca pluhuri të ngurta dhe të formuar fillimisht në sistemin e jashtëm të ftohtë planetar, ndërsa shumica e asteroideve shkëmbore formohen në sistemin e brendshëm diellor midis orbitave të Marsit dhe Jupiterit.
“Interesi shkencor për kometat dhe asteroidet është kryesisht për shkak të gjendjes së tyre si një mbetje relativisht e pandryshuar e formimit të sistemit diellor 4.6 miliardë vjet më parë,” shpjegon NASA. /tvklan.al