Jupiteri dhe Saturni janë dy planetët që do të zbukurojnë qiellin e natës sonte, ndërsa do të pozicionohen pranë Hënës.
Dy planetët më të mëdhenj të sistemit diellor, do të rreshtohen sonte pranë njëri-tjetrit dhe do të mund të shihen lehtësisht nga toka.
Një fenomen i tillë ndodh vetëm një herë në 20 vjet, kështu që shfrytëzoni rastin për të parë diçka të jashtëzakonshme.
Lidhja e Jupiter-Saturnit, njihet si Lidhja e Madhe dhe do të jetë e dukshme menjëherë pas perëndimit të diellit. Hëna do t’u kalojë pranë, ndërsa lëviz rreth planetit tonë. Duke marrë parasysh që Jupiteri është shumë i ndritshëm, edhe Saturni do të marrë shkëlqim nga ai.
Në fakt, pas Hënës, ai sonte do të jetë objekti i dytë më i ndritshëm në qiell.
Pamja do të vazhdojë nga sonte 18 Nëntor deri më 21 Nëntor, ndërsa pika më e afërt e tyre do të ndodhë më 21 Dhjetor.
Hera e fundit që është parë “Lidhja e Madhe” ishte në vitin 1623, dhe nuk do të përsëritet deri në vitin 2080./tvklan.al