Hëna mund të jetë shumë e vjetër sesa mendohej, thotë një studim i ri.

Studiuesit e planetëve besojnë se sipërfaqja e satelitit tonë mund të ketë “rishkrirë” rreth 4.35 miliardë vite më parë duke fshehur tipare shumë të vjetra nën të.

Hëna mendohet se është formuar kur Toka u përplas me një protoplanet në përmasat e Marsit, një shkëmb në fazat e hershme të shndërrimit në një planet. Ajo përplasje është goditja e fundit e madhe në historinë e planetit tonë.

Shkencëtarët e përcaktuan datën e përplasjes duke gjetur datën e kampionëve të marrë nga hëna. Këto mostra mendohet se janë kristalizuar nga oqeani i lashtë i magmës në hënë që gjendej aty pas përplasjes. Sipas mostrave, hëna është rreth 4.35 miliardë vjeç.

Por në një studim të publikuar në Nature, shkencëtarët e University of California Santa Cruz mendojnë se hëna mund të jetë edhe më e vjetër. Sipas modulit të tyre, hëna kaloi një periudhë nxehjeje e ftohjeje gjatë së cilës sipërfaqja shkriu sërish.

Kjo nënkupton që mostrat mund të jenë më të hershme por sipërfaqja e tyre “e rishkrirë” mund të fshehë tiparet e vjetra.

Duke studiuar modelet termike, krateret dhe moshën e disa mineraleve, mendohet që mosha e vërtetë e hënës të jetë rreth 4.51 miliardë vjeç. Kërkimi shpjegon edhe pse ka më pak kratere në hënë nga sa duhej të ishin pasi u bombardua nga asteroidët 4 miliardë vite më parë.

Bazuar te studimi, krateret do të jenë fshirë kur hëna u nxeh./tvklan.al