Gjenden perla prej qelqi në Hënë. Kjo do të thotë se në satelitin tonë ka patur aktivitet vullkanik deri në kohëra që relativisht konsiderohen shumë të afërta.
Gjatë misionit kinez në Hënë, u mblodhën perla qelqi në sipërfaqe, dhe u sollën në Tokë për analizim. Përbërja e tyre kimike tregon se vullkane aktive, që shpërthenin në satelit, janë verifikuar deri 120 mln vite më parë, kur Toka popullohej nga Dinozaurët.
Provat e fundit të ekzaminuara, mbi rreth 3000 perla të vogla prej qelqi, tregojnë se ato mund të formohen ne Hënë apo çdo trup qiellor, kur pikat e llavës së shkrirë ftohen pas një shpërthimi vullkanik apo impaktit me një meteorit.
Por në këtë rast, prania e elementëve kimikë, si squfur, uranium, plumb etj tregojnë që shkaku janë vullkanet, dhe kjo ka ndihmuar edhe në datimin e tyre.
Klan News