70-vjeçari malazez me iniciale R.B. ka pësuar arrest kardiak teksa ka qenë duke u larë në det në Velipojë. Për pasojë, i moshuari ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.


Njoftimi i policisë:

Velipojë | Rreth orës 15:05, shtetasi malazez R. B., 70 vjeç, duke u larë në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.


/tvklan.al