Mauricio Pochettino ka pranuar të drejtojë përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Trajneri argjentinas pritet kështu të punojë disa muaj pasi u largua nga Chelsea sipas mediave amerikane.
Pochettino pritet të zëvendësojë Gregg Berhalter, i shkarkuar pas paraqitjes së dobët në Copa America, e mbajtur në shtëpi. Mauricio Pochettino do të ketë për detyrë të përgatisë ekipin për Botërorin e 2026 që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.
Kjo do të jetë hera e parë për 52-vjeçarin në krye të një ekipi përfaqësues. Më herët ka qenë në stolin e Espanyol në Spanjë, Southampton e Tottenham në Angli dhe Paris Saint-Germain në Francë.
Tv Klan