Teksa në sheshin para Bashkisë së Tiranës po zhvillohej protesta e opozitës, një punonjës policie është ndjerë keq. Ai është dërguar menjëherë në spital.

Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj raporton se nuk kishte përplasje në protestë, që t’i sillnin probleme shëndetësore punonjësit të policisë.

Akoma nuk dihet çfarë ka shkaktuar komplikacionet shëndetësore, ndërsa detaje të tjera lidhur me gjendjen e tij priten në vijim./tvklan.al