Katedralia e Berlinit në Gjermani u rrethua nga forca të shumta policore, pasi një oficer qëlloi me armë një person. Sipas BBC, punonjësi i policisë la të plagosur në këmbë personin që qëlloi me armë.

Shkaqet janë të paqarta, ndërsa policia e Berlinit bëri thirrje që të shmangen spekulimet dhe informacion për këtë incident do të jepen më vonë.

Sipas disa mediave gjermane, mbeti i plagosur edhe një oficer policie, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht. Nga hetimet e deritanishme, nuk mendohet që kjo ngjarje të ketë lidhje me terrorizmin. Ndërkohë, personi i plagosur është dërguar në spital dhe do të merret në pyetje.

/tvklan.al