Kjo poliklinikë është e dyta në vend. Në të vizitohen banorët e Elbasanit, Peqinit dhe Gramshit. Për riparimin e saj Komuniteti Europian dha 350 mijë euro. Nga jashtë dhe brenda poliklinika tashmë ka pamje të këndshme, por një pjesë e personelit ankohet për cilësi të dobëta të punimeve. Si të mos mjaftonte kjo, në klinikë mungojnë aparaturat. Këtu ka 22 kabinete që kanë vetëm mjekë.

Radiologjia nuk ka me se i bën grafitë dhe skopitë. E njëjta gjë ndodh dhe me okulistin dhe specialitetet e tjera. Pra të paktën deri në shtator, për 350 mijë banorët e Elbasanit, Gramshit dhe Peqinit, alternativa e vetme për vizita mbetet dëgjimi për veshë dhe prekja me dorë nga mjekët./tvklan.al